-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Unë do ta rregulloj’- Çfarë paralajmëroi Trump për Kosovën?

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përmendi ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve, ndërsa paralajmëroi përpjekje të reja për të arritur paqe mes Izraelit dhe Iranit.

Në një postim të publikuar të dielën në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke shkuar drejt një përplasje të ashpër, siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt afatgjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. E ndalova atë (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish!)”.

Postimi i presidentit amerikan vjen mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, ku Trump ka sugjeruar se SHBA-të janë duke ndërmjetësuar bisedime për paqe mes Izraelit dhe Iranit. Ai shkroi se “shumë thirrje dhe takime janë duke ndodhur tani” dhe u zotua se “do të kemi PAQE së shpejti”.

Kosova dhe Serbia, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, në shtator të vitit 2020, nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik, në praninë e tij. Kjo marrëveshje, e cila përfshinte edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar në tërësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit