Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e dy të rinjve në Britaninë e Madhe nga një 34-vjeçar shqiptar.
Mëngjesin e 3 shtatorit të vitit 2023, Emiljano Kasaj përplasi për vdekje një këmbësor, Leo Moran dhe një çiklist Joel Carriedo. Kasaj në mars të këtij viti u deklarua fajtor për një akuzë për ‘vrasje të mbetur në tentativë’ dhe dy akuza për ‘ vrasje të paqëllimshme’.
Në seancën gjyqësore që u mbajt sot u shfaqën pamje filmike nga kamerat e sigurisë ku Kasaj, i cili drejtonte një automjet ‘Mercedes Benz’ është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe më pas u përplas me murin e një shtëpie.
Gjithashtu u paraqitën prova se Kasaj vuan nga një sëmundje e rëndë mendore, e cila mund të jetë përkeqësuar nga përdorimi i kanabisit apo kokainës.