Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg ka komentuar situatën pas shkëmbimit të sulmeve mes Izraelit dhe Iranit. Ajo ka theksuar se sulmi izraelit kishte tre objektiva të qarta. Peleg u shpreh se qytetarët izarelitë janë të ndërgjegjshëm për rrezikun dhe të përgatitur për tu përballur me çdo kërcënim.
“Qëllimi i sulmit ishte: të ndalonim kapacitetet e tyre bërthamore, të ndalonim kapacitetet e tyre balistike dhe e treta, do të thoja, pjesa e politikës që ata synojnë për shkatërrimin e Izraelit. Nuk kanë ndaluar asnjëherë, duke thënë publikisht se duan ta zhdukin Izraelin nga harta.
Dhe fakti që ata kanë një kapacitet të tillë balistik të rinovuar… ne e prisnim një goditje të tillë me raketa dhe jemi mirënjohës që ata nuk kanë arritur atë fazë të kapaciteteve bërthamore për të sulmuar Izraelin. Kështu që ne jemi të përgatitur”, tha ajo në Euronews Albania.