-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çekia dhe Polonia evakuojnë qytetarët nga Izraeli

Kryesoret

Çekia dhe Polonia kanë evakuar qytetarët nga Izraeli. Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova deklaroi se një aeroplan i qeverisë ka shkuar në Pragë duke transportuar 66 persona që ishin evakuuar nga Izraeli.

Shumica e tyre ishin çekë dhe ishin shoqëruar nga disa të afërm të kombësive të tjera.

Gjithashtu edhe Polonia po organizon fluturime për qytetarët e saj, pasi Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski tha dje se më shumë se 300 qytetarë polakë kishin kërkuar evakuim nga Izraeli.

Një aeroplan çarter është organizuar për t’u ngritur nga Sharm el-Sheikh në Egjipt të mërkurën në agim, tha zëvendësministrja e Jashtme Henryka Moscicka-Dendys, ndërsa një aeroplan i dytë ushtarak do të ngrihet nga Amman në Jordani të enjten.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit