-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani në forumin e kryeprokurorëve: Na bashkon lufta kundër krimit

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë Forumit të Kryeprokurorëve në Tiranë ka shprehur se i bashkon lufta kundër krimit. Dumani tha se SPAK ka një numër çështjesh ku me bashkëpunimin e Eurojust kanë trajtuar disa raste komplekse.

Ai u shpreh se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm.Gjithashtu theksoi se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri.

“Nuk na bashkon gjeografia, por lufta kundër krimit. Grupet dhe organizatat janë të ndërlidhura, për shpërbërjen e tyre duhet punë si rajon, më shumë hetime të përbashkëta, besim, vizion dhe ndarje informacionesh. Bashkëpunimi me Eurojust, nyje strategjike për bashkëpunim, përmes punës trajtuam raste komplekse duke punuar sëbashku. SPAK ka numër më të lartë të cështjeve. Në janar maj, 10 mbledhje, 23 skuadra hetimore me BE e rajon, 1 skuadër me Amerikën Latine. Skuadrat e përbashkëta, hetimet financiare dhe rekuperimi i aseteve, ndarja e informacionit në kohë reale”, tha Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit