Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për “hipokrizi” dhe “shkelje të kushtetutës”.
Tahiri shprehet se Kurti po e merr në qafë Kosovën. Reagimi i saj vjen në një kohë kur kriza institucionale po thellohet dhe vendi po përballet me një bllokadë politike të zgjatur.
“Sot, kur shkelësi i Kushtetutës kritikon shkeljet e saj – hipokrizia e deputetit Kurti e mori në qafë Kosovën,” shkroi Tahiri në një postim në Facebook.
Kjo deklaratë vjen në prag të tentimit të 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një proces që po dështon vazhdimisht për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet partive politike.