Sot do të zhvillohet seanca për ish deputetin demokrat, Ervin Salianji i cili ka kërkuar lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit.
Seanca do të zhvillohet në orën 13:00 dhe Salianji ka thënë se ka ezauruar 2/3 e dënimit.
Ai u arrestua që në tetor të vitit të kaluar dhe u dënua me 1 vit burg. Salianji u shpall fajtor për një kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit për dosjen “Babale”.