Israel Katz, ministër i Mbrojtjes së Izraelit, paralajmëroi udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, duke e krahasuar me ish-diktatorin e Irakut, Saddam Hussein.
Katz i bëri thirrje Khameneit të ndalë sulmet ndaj civilëve izraelitë dhe të mos kryejë krime lufte, duke kujtuar se Hussein u përball me dënimin fatal pas luftërave dhe sulmeve ndaj Izraelit.
Paralajmërimi erdhi pas raporteve për një plan izraelit për të sulmuar Khamenein, të cilin Shtetet e Bashkuara bënë të pamundur.