-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani forcon marrëdhëniet Kosovë-Hungari në Budapest

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit me nderime ushtarake nga presidenti hungarez, Tamas Sulyok. Gjatë takimit, dy krerët e shteteve diskutuan për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Osmani e përshkroi këtë vizitë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy vendeve. Ajo theksoi potencialin e madh për zgjerimin e bashkëpunimit dhe shprehu përkushtimin e Kosovës për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet bilaterale.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani falënderoi Hungarinë për rolin e saj në kuadër të KFOR-it, për mbështetjen e dhënë studentëve kosovarë gjatë viteve, si dhe për iniciativat që kanë afruar dy vendet më shumë.

Vizita e presidentes Osmani shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Hungarisë, duke theksuar angazhimin e të dy palëve për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit