Pas përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, Turqia po përballet me një rritje të kalimeve të refugjatëve iranianë në kufirin me Iranin. Megjithëse qeveria turke deklaron se situata është nën kontroll dhe nuk ka lëvizje të pazakonta, dëshmitë nga terreni tregojnë fluks në rritje.
Shumë iranianë shfrytëzojnë regjimin pa vizë që u lejon qëndrimin deri në 90 ditë në Turqi, ose për të kaluar drejt Europës.
Autoritetet turke nuk kanë dhënë shifra zyrtare, por paralajmërojnë se nëse tensionet në Lindjen e Mesme nuk qetësohen, fluksi i refugjatëve mund të shkaktojë një krizë të re.
Ankara ka shtuar kontrollet në kufi dhe po mban dialog të vazhdueshëm me Teheranin për menaxhimin e situatës.