Në Tiranë sot do të zhvillohet Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor.
Në pjesën e parë do të marrin pjesë dhe do të flasin Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsjan Çela, kreu i SPAK Altin Dumani, Presidenti i Eurojust Michael Schmid, si dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Forumi ka si synim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive të rajonit për adresimin e sfidave ligjore dhe krimeve të organizuara.









