Britania ka shpallur një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, si pjesë e një veprimi të përbashkët të vendeve të G7-ës, për shkak të luftës në Ukrainë.
Kryeministri Keir Starmer njoftoi se masat e fundit prekin katër individë, gjashtë organizata dhe 20 anije, përfshirë kompani transporti, anije cisternash dhe furnizues mallrash – kryesisht elektronikë – për Rusinë.
Deri më tani, Britania ka vendosur sanksione ndaj mbi 2,300 persona, entiteteve dhe mjeteve detare që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës që prej vitit 2022.