-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tedi Blushi: Reforma në drejtësi u kap dhe po shërben për interesat e narkoshtetit

Kryesoret

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër ndaj raportit të fundit të Komisionit Europian, duke e cilësuar atë si një dëshmi të shkatërrimit të Reformës në Drejtësi dhe bllokimit të hapjes së kapitujve të integrimit të Shqipërisë në BE.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi, theksoi se raporti evidenton problemet serioze në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mungesën e pavarësisë së sistemit gjyqësor. Ai kritikoi ashpër edhe arrestimin e kryetarit të partisë, Ilir Meta, duke e cilësuar si një akt politik të motivuar.

Blushi tha se drejtësia në Shqipëri është kapur nga mazhoranca dhe po përdoret si mjet për të mbrojtur korrupsionin dhe krimin elektoral. Ai u shpreh se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga qeveria është një tjetër tregues i degradimit të sistemit të drejtësisë.

Në një reagim të gjatë, ai kërkoi nisjen e një hetimi për ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor dhe paralajmëroi se nëse situata nuk ndryshon, Shqipëria rrezikon të bëhet një “narkoshtet”, ku drejtësia nuk do të jetë në shërbim të qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit