Mesditën e sotme një zjarr ka rënë pranë godinave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Elbasan. Zona ku u përhap zjarri ndodhet në afërsi të linjave me tension të lartë 110 kV, 150 kV, 220 kV dhe 400 kV si dhe nënstacioneve përkatëse.
Dyshohet se një qark i shkurtër në rrjet mund të jenë shkaktari i mundshëm.
Menjëherë ndërhyn forcat zjarrfikëse dhe arritën që të izolojnë dhe shuajnë flakët. Ndërkohë po hetohet për shkakun e rënies së zjarrit.