Policia e Vlorës ka zbuluar armë dhe municion të fshehura në një ndërtese të pabanuar në lagjen “Hajro Çakërri”.
Gjatë kontrollit, janë gjetur 2 armë automatike, 12 granata difensive, 14 ndezës granatash dhe mbi 2200 fishekë luftarakë.
Armët janë dërguar për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore.
Ndërtesa është në pronësi të 67-vjeçarit Gj. K., i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe shëndetit të tij. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.