-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla në Strasburg: Shqipëria e vendosur për anëtarësim të plotë në BE brenda dekadës

Kryesoret

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit. Balla u shpreh se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Ai tha se deri tani janë hapur 24 nga 33 kapituj të negociatave.

“Ne e përshëndesim mocionin tuaj të fundit për një rezolutë, i cili me të drejtë njeh përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE”, tha ai.

Ai theksoi se një nga pikat më të forta të fjalimit ishte reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka bërë përparim të matshëm në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.”, tha Balla.

“Ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda kësaj dekade”, përfundoi ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit