-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Task Forca për krimet zgjedhore mbeti në letër

Kryesoret

Deputeti demokrat ka marrë pjesë në mbledhjen me Parlamentin Europian. Bardhi u shpreh task forca për krimet zgjedhore në Shqipëri mbeti vetëm në letër.

Sipas tij task forca ndërtoi një strategji të përbashkët institucionale por puna u ndalua në mënyrë të papritur nga Rama në 20 shkurt 2025.

Ai shtoi se mund të ketë hetime në zhvillim, por nëse rezultatet dalin në vitin 2030, ato nuk e ndihmojnë aspak ndëshkimin real të krimeve zgjedhore.

“Përfaqësuesja e Parlamentit Europian foli për ngritjen e një Task Force me pjesëmarrjen e SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së. Kjo Task Forcë u ngrit për të monitoruar krimet zgjedhore dhe ndërtoi një strategji të përbashkët institucionale për t’i luftuar ato. Ishte një veprim që duhej përshëndetur.
Por fakti është se më 20 shkurt, Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një dalje publike, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalojë menjëherë çdo veprim në terren, duke thënë: “Mos i survejoni partitë politike, ndaloni ndjekjen e tyre, mos cenoni të drejtat e qeverisë dhe mos ushtroni trysni ndaj administratës. Që nga ai moment, më 20 shkurt 2025, e deri në përfundim të zgjedhjeve, rezultoi se jo vetëm që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme nuk u panë më në terren, por nuk pati asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore.

Mund të ketë çështje nën hetim dhe procedime në zhvillim, por nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në vitin 2030, ato nuk ndihmojnë aspak në ndëshkimin real të krimeve zgjedhore

Pyetja ime për Komisionin Europian është: në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete, apo projekte të shkruara vetëm në letër? Sepse ajo që ndodhi ishte një përpjekje e mirë që mbeti vetëm në letra në realitet, ka zero rezultate”, tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit