Teherani ka lëshuar raketa hipersonike kundër Izraelit, njoftoi televizoni shtetëror iranian.
Raketat Fattah “depërtuan me sukses mbrojtjen e regjimit izraelit”, tha televizioni në ditën e gjashtë të luftës.
Fattah-1 mund të arrijnë një shpejtësi më të madhe se “Mach 13”. Fattah-1 klasifikohet si një raketë balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi (MRBM). Ka një rreze veprimi prej afërsisht 1400 kilometrash, e mjaftueshme për të arritur objektiva në të gjithë Lindjen e Mesme.
Shpejtësia e saj vlerësohet midis Mach 13 dhe Mach 15 (mbi 15 000 km/orë), me shtytje me lëndë djegëse të ngurtë. Është e pajisur me një mjet të manovrueshëm rihyrës (MaRV), i cili lejon ndryshime minimale të trajektores në fazën përfundimtare.
Saktësia vlerësohet në 10-25 metra pasi përdor një sistem udhëzimi INS të kombinuar me GNSS. Megjithatë, ajo nuk ka aftësitë e sistemeve më të përparuara hipersonike kineze ose amerikane. Fattah-1 shënon një hap të madh në aftësinë raketore iraniane.