Michael Oren, ish-ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, shpreh shqetësimin se Irani mund të provokojë një përfshirje të drejtpërdrejtë të SHBA-së në konflikt, duke sulmuar një anije apo bazë amerikane në Lindjen e Mesme. Ai tha për BBC se një veprim i tillë do të detyronte Uashingtonin të ndërhynte ushtarakisht.
Oren shton se brenda Shtëpisë së Bardhë ka kundërshtime për t’u përfshirë në një luftë tjetër në rajon, por paralajmëron se Irani mund të përdorë këtë për të shtyrë SHBA-në drejt konfliktit, duke ushtruar presion mbi administratën Trump dhe Izraelin.
Ish-ambasadori thekson se Izraeli duhet të vazhdojë sulmet kundër Iranit dhe nuk është koha për armëpushim, duke shtuar se reduktimi i fuqisë iraniane mbetet prioriteti kryesor.








