-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luftë për 1 mandat në Tiranë/ Këlliçi: Në 13 qendra PS-së i janë shtuar 17 vota

Kryesoret

Sot nisi rinumërimi i votave në Tiranë. Partia Demokratike po shpreson për mandatin e 14-të që do ta merrte Ilir Alimehmeti duke ia hequr partisë Mundësia. Belind Këlliçi theksoi se beteja është për mandatin e 14-të të PD-së në këtë qark.

“Për shkak të një rezultati shumë të ngushtë ku luhet mandati i 14 i PD-së, ne kemi kërkuar që brenda farsës zgjedhore që ka ndodhur më 11 maj, me sa kemi mundësi ne të maksimilizojmë mandatet në Tiranë.

Duke qenë se mandati i Tiranës diskutohet shumë ngushtë me vota, mandati i 14 për PD-në, ne kemi kërkuar që të hapen të gjitha votat e pavlefshme, të gjithë kutitë e votimit për të parë deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Deri tani nga të dhënat që janë pasqyruar edhe në KQZ zyrtarisht, interesi parësor mbetet tek votat e subjektit. Rezulton që në 13 qendra PS-së i janë shtuar 17 vota, pra më shumë se 1 votë për 1 qendër të votimit dhe po të llogarisim 1282 qendra, minimalisht sikur me këtë qasje të jenë, i janë shtuar 1280 vota PS-së dhe PD-së i janë hequr 4 vota” tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit