-sidi education-spot_img
37.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marshi për shqiptaren, këshilltarja rajonale me të birin e viktimës: Nuk ka pikëllim më të madh se humbja e një nëne..

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme një marshim u mbajt në Tolentino të Italisë kundër dhunës së grave nga ngjarja që ndodhi disa ditë më parë. Shqiptarja Gentiana Hudhra u vra në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj Nikollaq Hudhra.

Në marshim ka marrë pjesë edhe djali i viktimës dhe Nikollaqit. Këshilltarja rajonale, Linda Elezi u shpreh se ligjet nuk janë të mjaftueshme për të shpëtuar Gentianën por duhet që të punojmë me ndërgjegjen për të respektuar veten.

“Si grua, si politikane, si shqiptare që e di mirë se sa i madh është shpirti i grave të vendit tim, e them me zë të lartë dhe qartë: ajo që vrau Gentianën, një grua dhe nënë shqiptare të vrarë nga burri i saj në Tolentino, ishte dashuria dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që dashuria të mos vrasë më kurrë. Ligjet nuk ishin të mjaftueshme për të shpëtuar Gentianën nga çmenduria që transmetohet si dashuri.”, tha ajo.

Elezi u shpreh se si institucione dhe si qytetarë duhet që të rimendojmë dhunën gjonore dhe duhet të bëhen thirrje të shpeshta për ndihmë.

“Doja t’i përqafoja fëmijët e Gentianës sepse nuk ka pikëllim më të madh se humbja e një nëne në duart e babait të saj.”, tha ajo.

“Nuk mund dhe nuk duhet të vdesësh sepse ke pasur forcën për t’u përballur dhe për të kapërcyer tmerrin, për të rindërtuar jetën tënde dhe atë të fëmijëve të tu, duke gjetur, me respektin dhe solidaritetin e të tjerëve, pak nga qetësia që të është rrëmbyer nga çmenduria. Nuk mund të vdesësh sepse ke besuar, me forcën e dashurisë, se mund ta ndalosh tjetërsimin, dhunën, mizorinë që fati të ka vënë në rrugën tënde. Kjo është arsyeja pse nuk mjafton të mos qash më kurrë kur vdes një grua: duhet të punojmë që çdo ditë të jetohet me respekt për jetën në të gjitha nuancat e saj”, shtoi Linda Elezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit