Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për dhënien e pretencës ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Himarës Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij, për tjetërsim prone lidhur me përfitues Arqile Bollanon. Seanca për dhënien e pretencës u la në datë 2 korrik në orën 08:30
Goro akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim ndërsa të pandehur në këtë dosje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë. Jerasimo Bashi është ndarë më vete sepse ende nuk është ekzekuzuar ende masa e sigurisë.









