Para disa ditësh dy fëmijë, njëri prej tyre shqiptarë kanë humbur jetën pasi u mbytën në lumin e Arahthos në Greqi.
Shqiptari Ledian Goga u fut në det që të shpëtonte dy djemtë 12 dhe 14 vjeç, por atë pësuan vdekje klinike pasi dolën nga deti.
Ai ka bërë edhe një gjest tjetër prekës ku ka bërë një tatuazh në trupin e tij. Në tatuazh paraqitet shqiptari me ngjëlli, duke mbajtur në krahë dy djemtë, që gjithashtu kanë krahë engjëlli. Ndërsa poshtë tatuazhit janë shkruar emrat e dy djemve Nisi dhe Spiros.
Ministri grek i ka telefonuar shqiptarit dhe e ftuar për në zyrë për ti dhënë nënshtetësinë greke.
“Më thanë që më dhanë nënshtetësinë greke. Më mori dje zoti ministër në telefon: ‘Të pres në zyrë, të të përqafoj, të pimë një kafe dhe të të jap nënshtetësinë’, më tha. Por unë nuk e bëra për nënshtetësinë. Jam në Greqi 20 vjet, me letra e pa letra. Erdha 17 vjeç, tani jam 41. Greqia është vendi im i dytë, e dua shumë. Nuk kam shkuar as në Itali, asgjë. Kam jetuar këtu gjithë jetën, vitet më të mira të jetës”, tha ai për mediat greke.