Po mbahet seanca e radhës në GJKKO për dosjen e masakrës së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është i pranishëm dhe po kundërshton akt-ekspertizën e paraqitur nga ekspertët.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave në ngritjen e fabrikës së demontimit.
Procesi ka nisur në prill 2023 dhe ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve.
Rihapja e çështjes erdhi pas kërkesës së familjes Durda, viktimë e shpërthimit.
/5pyetjet.al