Një javë më parë një tragjedi ajrore ndodhi në Indi, ku një avion Boeing 787 Dreamliner i kompanisë “Air Indi” u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes. Në të po udhëtonin 242 pasagjerë dhe avioni ra në një kolegj mjekësor. Raportohen se 270 persona kanë humbur jetën.
Dyshohet se shkaku kryesor i kësaj tregjedie është një defekt në të dy motorët. Ekspertët e Byrosë së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore të Indisë po hetojnë ngjarjen me mbështetjen e ekipeve nga SHBA, Britania dhe vetë kompania “Boeing”.
Një video e re me cilësi të lartë, e publikuar këtë javë, përforcon teorinë e një dështimi të dyfishtë të motorëve, sipas pilotit dhe analistit Steve Schreiber, i cili e cilëson këtë provë si një “pikë kthese” për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë pritet që një komision i posaçëm të japë një raport paraprak brenda tre muajsh.