Ardit Krymi do të vazhdojë te jetë pjesë e Vllaznisë dhe kjo u konfirmua nga klubi shkodran.
29-vjeçari ka rinovuar kontratën e re për dy vite të tjera dhe do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ai në sezonin e fundit u aktivizua në plot 37 ndeshje me Vllazninë, në të gjitha kompeticionet.
Krymi realizoi dy gola, ndërsa dhuroi edhe tre asiste për shokët e ekipit.