-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i Leonard Dukës do të dëshmojë në sallën e gjyqit

Kryesoret

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Gjatë procesit të seancës u diskutuan provat e mbledhura dhe dëshmitë e dhëna.

“Gjatë pyetjes së Blendi Tetës, prokurori e ka marrë në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Cilët kanë qenë policët që e shoqëruan Blendi Tetën në sallat e GJKKO? Prokurori i ka kërkuar të mos japë deklarime para togave të zeza. Kërkojmë të thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ja kërkoi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë. Kërkojmë nga gjykata të bëhet një verifikim i thënieve të Blendi Tetës.”, tha avokatja e Leonard Dukës.

Ajo kërkoi sqarime për kodet e SKY ECC ku pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka. Gjithashtu ajo ka kërkuar që të thirret edhe babai i Leonard Dukës që të japë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar.

Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzojë kërkesën për thirrjen e punonjësve të policisë në këtë proces, si dhe njoftoi se aktet për letërporositë e Sky ECC janë marrë në kuadër të një procedimi tjetër.

Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes që babai i Leonard Dukës, Muhamed Duka të paraqitet si dëshmitar në proces. Ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 24 qershor, ora 09:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit