-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Murtaja, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë thirrje urgjente për fermerët

Kryesoret

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka bërë një apel urgjent për fermerët që të ndjekin disa masa të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së murtajës.

Fermerët paralajmërohen të shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë që vijnë nga Shqipëria dhe të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e kafshëve të tyre.

Nëse vërehen shenja të dyshimta si ethe të larta, plagë në gojë, hundë ose sy që rrjedhin, apo dobësi e përgjithshme, ata duhet menjëherë të raportojnë tek veterineri zyrtar.

Po ashtu, nuk duhet lejuar futja e kafshëve të reja në tufat ekzistuese pa kontrollin e duhur veterinare.

“Nga zbatimi i këtyre masave varet shëndeti i tufave tuaja dhe parandalimi i përhapjes së sëmundjes në Kosovë,” thotë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Fermerët apelohet të tregohen vigjilentë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të mbrojtur industrinë e tyre bujqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit