-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti izraelit: Qëllimi jonë nuk është ndryshimi i regjimit në Iran

Kryesoret

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka për qëllim të godasë drejtpërdrejt udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

“Ne nuk kemi një objektiv ndaj Khameneit, as nuk kemi si qëllim ndryshimin e regjimit,” tha Herzog në një intervistë të enjten për rrjetin Axel Springer Global Reporters.

“Por kjo mund të jetë historikisht një pasojë anësore me pasoja të mëdha, që do t’i bëjë mirë popullit iranian,” shtoi ai.

Herzog theksoi se objektivi kryesor i Izraelit është shkatërrimi i programeve bërthamore dhe raketore të Iranit, të cilat i konsideron si kërcënim për sigurinë globale.

“Po përballemi me programin bërthamor iranian, i cili është një përbindësh, një përbindësh si oktapod me shumë elementë, dhe duhet të heqim dhe kufizojmë aftësinë e tyre,” tha ai.

Në lidhje me përfshirjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara në konflikt, Herzog u shpreh: “E respektojmë Presidentin [Donald] Trump… Besojmë se Presidenti Trump ka mençurinë, aftësitë dhe kuptimin e qartë të situatës. Mendoj se kjo është një mundësi e rrallë për të hequr një kërcënim që ka rënduar mbi botën.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit