-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali pret presidenti izraelit: Miqësia mes vendeve tona është historike

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, priti sot Presidentin e Izraelit Isaac Herzog gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri. Në takim morën pjesë anëtarët e grupit të miqësisë me Knesetin: Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kryetarja e grupit të miqësisë Blerina Gjylameti, deputetët Blendi Klosi dhe Oerd Bylykbashi, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, dhe Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Gjatë bisedës Spiropali theksoi krenarinë e shqiptarëve për marrëdhëniet historike me hebrenjtë dhe nënvizoi partneritetin e fortë me Izraelin në fusha të ndryshme si politike, ekonomike, mbrojtja, lufta kundër terrorizmit dhe siguria kibernetike.

Gjithashtu ajo nënvizoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit dhe përmendi angazhimin e Kuvendit në këtë drejtim, pas miratimit të rezolutës për përkufizimin e antisemitizmit dhe organizimit të Forumit të Parë Ballkanik Kundër Antisemitizmit.

Ndërsa presidenti Herzog përgëzoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit në shumë fusha dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh. Në fund ai ftoi Spiropalin që të vizitojë Izraelin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit