-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi denoncon: Metës i ndalohet takimi me motrën dhe fëmijët

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Liris, Tedi Blushi ka denoncuar autoritetet. Blushi thotë se Ilir Metës i është ndaluar sot takimi javor i planifikuar me motren dhe fëmijët.
Ai shprehet se takimi i Metës me motrën dhe fëmijët është një e drejtë dhe aspak privilegj për të paraburgosurit.

Blushi thotë se këto veprime ndaj Metës janë hakmarrje primitive e kryeministrit Rama ndaj tij dhe opozitës.

Ai shprehet se Partia e Lirisë i bën thirrje të gjithë institucioneve ndërkombëtare, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit dhe organizatave që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut të reagojnë me forcë dhe dënojnë me ashpërsi këtë shkelje flagrante.

“Në vijim të procesit kriminal, tërësisht farsë dhe politik, të urdhëruar personalisht nga Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe të firmosur nga Altin Dumani, që kulmoi me rrëmbimin terrorist dhe vijon me mbajtjen pa fakte dhe prova penale prej 8 muajsh në izolim ekstrem, një tjetër akt primitiv dhe hakmarrës është ndërmarrë sot ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, pak ditë pasi po në shenjë hakmarrje, ai u dënua me 10 ditë mosushtrim të aktiviteteve sportive vetëm pse dha një intervistë të realizuar live nga kabina e paraburgimit.

Në shkelje flagrante të ligjit për të paraburgosurit, Presidentit Meta i është ndaluar sot takimi javor i planifikuar me motrën dhe fëmijët, gjoja sikur ky takim është ezuaruar nga unë si Sekretar i Përgjithshëm, një mashtrim ordiner dhe i fëlliqur, si i gjithë ky proces.

Ndalimi i takimit me motrën4 dhe fëmijët, që është një e drejtë dhe aspak privilegj për çdo të paraburgosur, dëshmon hakmarrjen primitive të Altin Dumanit dhe Edi Ramës, që i tmerrojnë të vërtetat e Ilir Metës edhe kur ato thuhen nga kabinat telefonike të paraburgimit.

Kjo hakmarrje primitive dhe oridinere, që u dëshmua edhe ditën e votimit më 11 Maj, kur ngjyrat kuqezi të Presidentit Meta tmerruan Altin Dumanin dhe Edi Ramën që urdhëruan moslejimin e gazetarëve as të filmonin momentin e votimit të z.Meta, ndodh fill pas sqarimit shterues që Presidenti i Partisë së Lirisë bëri sot lidhur me lajmet e rreme të sponsorizuara me paratë e pista të inceneratorit që nuk ekziston në televizionet e regjimit.”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit