Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa momente nga festimet e 34-vjetorit të Partisë Socialiste. Ky jubile vjen pas një fitoreje të rëndësishme, që shënon një hap të madh drejt realizimit të vizionit “Shqipëria 2030”.
Në postimin e tij, Rama e përshkruan këtë ditë si një moment të veçantë dhe uroj që të gjithë të kenë një ditë të mbarë. Albumi i fotove përmban pamje nga aktivitetet festive, ku shihen anëtarë dhe drejtues të PS-së, duke shfaqur frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimin për të ardhmen politike të vendit.