Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se “Izraeli po ndëshkohet tani”, duke nënkuptuar përgjegjësinë e Iranit për sulmet e fundit.
Ndërkohë, Izraeli bombardoi objekte ushtarake dhe bërthamore në Iran, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me raketa dhe dronë pas një goditjeje që preku një spital izraelit.
Përplasjet mes dy vendeve vijojnë pa shenja tërheqjeje, ndërsa rreziku i një konflikti më të gjerë po rritet.









