Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se nuk do të ketë negociata me Shtetet e Bashkuara derisa Izraeli të ndalë sulmet e tij ndaj Iranit. Ai theksoi se programi i raketave balistike të vendit është i pandryshueshëm.
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit është intensifikuar në javën e fundit, me sulme ajrore dhe raketa të ndërsjella. Izraeli ka goditur objektiva ushtarake dhe bërthamore në Iran, ndërsa Teherani ka reaguar duke sulmuar territoret izraelite, duke shkaktuar edhe dëme në një spital.
Qeveria iraniane mohon se po zhvillon armë bërthamore, duke insisituruar se programi i saj ka qëllime vetëm civile.