Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm dënon me burg përjetë Kristian Cenaj. Cenaj u dënua per akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.
Sipas organit të akuzës është arritur të provohet se Cenaj është autori i ngjarjes duke konsumuar veprën penale të “Vjedhjes me pasoje vdekjen”, ndërsa vetë i akuzuari ka mohuar ne vazhdimësi të ketë lidhje me krimin makaber i cili ka ndodhur me qëllim grabitjen e adoleshentit, pasi ai mbante me vete nje ore ROLEX.
Autori i dyshuar i ngjarjes Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi të tij.