-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Propozimi evropian me 4 pika për Iranin për t’i dhënë fund konfliktit

Kryesoret

Zyrtarët evropianë po i paraqesin një “propozim të plotë negociues” ministrit të jashtëm iranian sipas presidentit francez Emmanuel Macron. Sipas informacionit të dhënë nga Macron, në pritje të takimit të evropianëve (Ministrave të Jashtëm të Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Shefes së Diplomacisë Evropiane Kaia Kallas) me Ministrin e Jashtëm iranian në Gjenevë, Franca dhe aleatët evropianë do t’i paraqesin Iranit një propozim diplomatik për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin.

Sipas Macron, propozimi përbëhet nga katër shtylla kryesore:

qasje nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në të gjitha impiantet bërthamore, me qëllim zero pasurimin e uraniumit

krijimin e një kuadri dhe mbikëqyrjeje për aktivitetin e raketave balistike

ndalimin e financimit të grupeve terroriste që destabilizojnë rajonin

lirimi i pengjeve nga Irani, një referencë për shtetasit e huaj të mbajtur në burgjet iraniane

“Irani duhet të tregojë se është i gatshëm t’i bashkohet platformës negociuese që kemi në tryezë”, u tha Macron gazetarëve në Le Bourget.

Në takimin, gjatë të cilit propozimi do t’i paraqitet Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, do të marrin pjesë Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, Britaniku David Lamy, Gjermani Johann Vandeful, si dhe shefja e Diplomacisë Evropiane, Kaia Kallas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit