-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zvicra mbyll ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit

Kryesoret

Zvicra ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran për shkak të situatës së tensionuar mes Izraelit dhe Iranit.

Sipas njoftimit të Departamentit Federal Zviceran të Punëve të Jashtme, stafi diplomatik është evakuuar në mënyrë të sigurt jashtë vendit.

Megjithëse ambasada është mbyllur, Zvicra do të vazhdojë të përfaqësojë interesat e Shteteve të Bashkuara në Iran, sipas mandatit të saj si fuqi mbrojtëse.

Autoritetet zvicerane kanë bërë thirrje për një rikthim sa më të shpejtë në dialog diplomatik, në mënyrë që të zbuten tensionet që po shkaktojnë konfliktin.

Luftimet filluan javën e kaluar kur Izraeli kreu sulme ajrore ndaj disa objektivave në Iran, duke përfshirë edhe vendet ushtarake dhe bërthamore. Si përgjigje, Iranit iu përgjigj me sulme raketore ndaj territoreve izraelite.

Sipas raporteve nga mediat iraniane, në këto sulme janë vrarë mbi 600 persona dhe janë plagosur më shumë se 1,300. Ndërkaq, autoritetet izraelite bëjnë me dije se humbjet e tyre janë më të ulëta, me 25 të vdekur dhe qindra të plagosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit