-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

35% e kutive të Tiranës të rinumëruara, ndryshojnë votat për disa parti

Kryesoret

Rreth 35% e kutive të votimit në Qarkun e Tiranës janë rinumëruar deri tani, me 433 nga 1282 kuti të përpunuara. Procesi është në vijim për pjesën tjetër të kutive.

Nga rinumërimi, Partisë Demokratike i janë zbritur 219 vota dhe Partisë Socialiste 190. Ndërkohë, koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka fituar 13 vota që më herët i ishin mohuar, dhe 6 vota i janë rikthyer edhe koalicionit “Djathtas për Zhvillim”.

Humbje votash janë konstatuar edhe për koalicionin Nisma–Shqipëria Bëhet dhe PSD-në e Tom Doshit.

Rinumërimi u vendos nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, pas kërkesës së dy anëtarëve të PD, Ledio Braho dhe Elvis Cefa, ndërsa u rrëzua kërkesa për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit.

Pas përfundimit të procesit në Tiranë, do të nisë rinumërimi edhe në Qarkun e Fierit për partitë dhe kandidatët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit