Presidenti Vladimir Putin në një intervistë me SkyNews Arabia ka thënë se Rusia i ka thënë vazhdimisht Izraelit se Irani nuk ka ndërmend që të pajiset me armë bërthamore.
Sipas agjnecisë turke të lajmeve Anadolu, Putin po të atë intervistë ka thënë se Moska kundërshton përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe perspektivën e Iranit për të patur armë të tilla.
“Rusia mbështet të drejtën e Iranit për të zhvilluar energji bërthamore për qëllime paqësore”, shtoi Putin, duke theksuar se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) nuk ka gjetur prova se Teherani kërkon të ndërtojë armë bërthamore.
“Fetvaja në Iran, e cila ndalon armët bërthamore, është me rëndësi të madhe”, tha Putin.
Ai gjithashtu se Rusia është e gatshme të ndihmojë Iranin të zhvillojë programin e tij bërthamor civil.