Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përplasje fizike dhe përdorim të gotave në një lokal në Pogradec. Si pasojë e sherrit, dy persona me inicialet M. Xh. dhe K. N. kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat tre persona të tjerë, me inicialet A.K., N.Ç dhe D.Xh, ndërkohë që po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për marrjen e masave të nevojshme.