Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme pyjet në Malaj të Mirditës.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të mbrojtjes së pyjeve janë në terren prej më shumë se dy orësh, duke u përpjekur të izolojnë dhe shuajnë flakët.
Terreni i vështirë dhe era po pengojnë ndërhyrjen, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pyjeve për brezat e ardhshëm dhe zhvillimin e turizmit.