Sulmuesi Armando Broja nuk është përfshirë në listën e Çelsit për Botërorin e Klubeve dhe ka vendosur që të udhëtojë drejt SHBA.
Broja ka shkuar me pushime me partneren e tij Sindi. Sulmuesi në rrjetin e tij social ka postuar foto në Majemi përkrah të dashurës së tij.
Ai shikohet i gëzuar në këto ditë larg fushave të lojës, pasi ka përpara një verë shumë të nxehtë, ku duhet të zgjidhë të ardhmen e tij dhe ku do të vazhdojë karrierën.