Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit, kryeministri kanadez Mark Carney ka bërë thirrje për qetësim të situatës dhe rikthim në tryezën e bisedimeve.
“Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë armë bërthamore,” tha Carney, duke e cilësuar programin bërthamor iranian si një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare.
Ai theksoi se stabiliteti në Lindjen e Mesme duhet të mbetet përparësi dhe u bëri thirrje palëve për një zgjidhje diplomatike.