Një 30-vjeçare banuese në Prishtinë, Kosovë është arrestuar pasi policia e Tiranës ka ndaluar vëlain e saj 23-vjeçarin E.P. 23-vjeçari dyshohej se drejtonte makinën nën efektin e alkoolit dhe ku në testin e parë ka rezultuar 0.48 mg/l. Më pas 23-vjeçarit i është kërkuar të bëjë për herë të dytë testin e alkoolit, në zbatim të procedurës standarde, por ai ka refuzuar të kryejë testin e dytë.
Në atë moment ka ardhur 30-vjeçarja me iniciale A.P., e cila ka kundërshtuar me dhunë punonjësit epolicisë duke i penguar që të kryenin detyrën. Më pas policët i kanë bërë testin 30-vjeçares dhe ka rezultuar se drejtonte makinën nën efektin e alkoolit në masë 0.38mg/l.
Ajo është shoqëruar në komisariat dhe gjatë kohës që ka qenë në dhomë ka goditur me gruhste dritaret duke i thyer.
30-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.