Ditën e diel, vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në jug të territorit. Këto të fundit do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu e afatshkurtra në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Sakaq, në lugina dhe bregdet hera-herës, era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë 1-2 ballë.