Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me sulmet e SHBA ndaj Iranit, duke shprehur mbështetje për qëndrimin e Uashingtonit.
“Shqipëria qëndron fuqishëm përkrah përpjekjeve të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë ndonjëherë armë bërthamore,” shkroi Rama, duke e cilësuar Iranin si një përjashtim të rrezikshëm dhe të armatosur me retorikë apokaliptike.