-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr prej 15 orësh në kodrat e Himarës, nis ndërhyrja nga ajri

Kryesoret

Një zjarr i madh ka rënë në kodrat në lindje të qytetit të Himarës në afërsi të fshatit Pilur.
Zjarri ka rënë për më shumë se 15 orë dhe i favorizuar nga era ka djegur shkurre dhe pemë duke u ngjitur edhe më lart në mal.

Mesditën e djeshme dhe në vijim kanë shkuar në ndihmë rreth 15 forca të zjarrfikëses së Himarës, punonjës së policisë së komisariatit dhe bashkisë së Himarës por dhe emergjencat civile.

Për shkak të terrenit të vështirë, sot në mëngjes ka ndërhyrë helikopteri për të shuar zjarrin. Tymi është përhapur në ajër dhe zjarrfikësit shprehen se me shqetësues është humusi, i cili riaktivizohet kur fryn erë, ndaj punonjësit po e mbajnë në kontroll.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit