Mesditën e sotme një 70-vjeçar banues në Tiranë është gjetur i pajetë në lumin Buna.
Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit me iniciale S.Gj., nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Ndërsa grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.