-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dënon sulmi në një kishë në Damask

Kryesoret

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë dënon sulmin kamikaz që ndodhi një ditë më parë në një kishë në Damask. Kisha shpërtheu gjatë momentit kur ishte e mbushur me besimtarë dhe ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 63 të tjerë.

Kryepeshkopi Joan shpreh ngushëllimet për viktimat dhe lutet për shërimin e të plagosurve. Kryepeshkopi thekson se bashkëjetesa paqësore epopujve dhe feve është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë.

“Me dhimbje të thellë u informuam për sulmin terrorist në Kishën e Profetit të Shenjtë Ilia në Damask, që ndodhi ditën e djeshme gjatë Liturgjisë Hyjnore, ku dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e dënon këtë akt dhune, aq më tepër që ndodhi në orarin e shenjtë të lutjes, gjatë Misterit të Falënderimit Hyjnor. Sipas fjalëve të urta të Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas: ‘Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve. Feja është dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët dhe për të sjellë më afër individët dhe popujt’.

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë për Fortlumturinë e Tij, Patriarkun e Antiokisë, Joan dhe për të gjithë Komunitetin Orthodhoks të Sirisë. Lutemi për prehjen e shpirtrave të viktimave të pafajshme dhe për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Nga Shqipëria, një vend që ka dëshmuar se bashkëjetesa paqësore mes feve nuk është ëndërr e paarritshme apo utopi, por realitet i gjallë, i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës. Bashkëjetesa paqësore e popujve dhe feve është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë“, thuhet në reagimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit