-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarre masive në Greqi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në ishullin Chios

Kryesoret

Greqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin e Chios deri më 22 korrik 2025. Zjarre masive po shkatërrojnë sipërfaqe të mëdha me pyje dhe zona të banuara.

Sipas meteorologëve, deri më tani janë djegur rreth 25 mijë hektarë tokë, ndërsa zjarret po përparojnë me shpejtësi për shkak të erërave të forta. Tymi është shpërndarë deri në 500 kilometra larg, duke arritur edhe në Kretë.

Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar mbi 190 zjarrfikës, me forca që po mbërrijnë vazhdimisht nga Athina, Selaniku, Kavalla dhe Lesvos. Pesë vatra zjarri janë aktive në zona të ndryshme të ishullit.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e katër fshatrave në jugperëndim të ishullit, Vessa, Lithi, Elata dhe Armolia, ndërsa banorët e fshatit Leptopoda në veri janë paralajmëruar për një evakuim të mundshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit